Bota

Në kërkim prej disa vitesh, arrestohet në gjumë bosi i mafias italiane! PAMJET kur policia i mësyn në banesë

Forcat speciale të karabinierëve (GIS) ndërhynë në mënyrë të befasishme në një banesë në periferi të Foggias, ku Gesualdo po flinte. Ai u kap pa bërë rezistencë. Gjatë kontrollit të banesës, efektivët zbuluan një armë zjarri – një pistoletë me gjashtë fishekë të ngarkuar në karikator.

7 Tetor 2025, 15:37 Nga M.L
Në kërkim prej disa vitesh, arrestohet në gjumë bosi i
Foto ilustruese

ITALI- Një bos i njohur i mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për pesë vite me radhë, u arrestua nga karabinierët në orët e para të mëngjesit të së martës. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Leonardo Gesualdo nga qyteti i Foggias, një figurë kyçe brenda organizatës kriminale “Società foggiana”.

Forcat speciale të karabinierëve (GIS) ndërhynë në mënyrë të befasishme në një banesë në periferi të Foggias, ku Gesualdo po flinte. Ai u kap pa bërë rezistencë. Gjatë kontrollit të banesës, efektivët zbuluan një armë zjarri – një pistoletë me gjashtë fishekë të ngarkuar në karikator.

Gesualdo kishte qenë në kërkim që nga viti 2020, kur kishte arritur të shpëtonte nga një operacion i madh policor në të cilin ishin lëshuar urdhër-arreste për 44 persona, të akuzuar kryesisht për zhvatje dhe vepra të tjera të lidhura me krimin e organizuar. Ai ishte dënuar me 12 vite burg dhe konsiderohej një nga të arratisurit më të rrezikshëm në Itali./ Dosja.al

leonardo gesualdo

Sondazh

Poll