Bota

TRONDITËSE! Masakrohet me thikë kryetarja e bashkisë në Gjermani, autori e qëlloi 16 herë para shtëpisë së saj

Iris Stalzer, 57 vjeçe, anëtare e SPD-së (Partia Social Demokrate dhe një nga forcat politike më të mëdha në vend), thuhet se është në gjendje kritike pas një sulmi para shtëpisë së saj, kurse rrethanat mbeten ende të panjohura.

7 Tetor 2025, 15:23 Nga M.L
TRONDITËSE! Masakrohet me thikë kryetarja e bashkisë në
Foto ilustruese

GJERMANI- Sulm me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke (North Rhine-Westfalen) në Gjermani. Iris Stalzer, 57 vjeçe, anëtare e SPD-së (Partia Social Demokrate dhe një nga forcat politike më të mëdha në vend), thuhet se është në gjendje kritike pas një sulmi para shtëpisë së saj, kurse rrethanat mbeten ende të panjohura.

TRONDITËSE! Masakrohet me thikë kryetarja e bashkisë në
Iris Stalzer


Sipas BILD, kryebashkiake e sapozgjedhur u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj në Herdecke-Herrentisch të martën (7 tetor). Ajo thuhet se pësoi plagë të shumta me thikë në stomak dhe shpinë. Djali i saj i adoptuar, 15 vjeç dhe vajza 17 vjeçe ishin në shtëpi.

Fëmijët telefonuan 911. Policia u përgjigj dhe mori dëshminë e 15-vjeçarit që u shoqërua. Djali i tha policisë se nëna e tij ishte sulmuar nga disa burra në rrugë, por kjo dëshmi po verifikohet, për të përjashtuar një krim të mundshëm në familje. Mjekët e urgjencës po luftojnë aktualisht për jetën e politikanit të SPD-së. Pas hulumtimit të gazetarëve, policia ka lëshuar një alarm të madh dhe është duke kërkuar autorët. Një skuadër vrasjesh pritet të marrë përsipër hetimin së shpejti./ Dosja.al

iris stalzer

Sondazh

Poll