Bota

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së/ 43-vjeçari mori tre plumba në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën (EMRI+FOTO)

Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

7 Tetor 2025, 17:18 Nga E. D
Atentati ndaj kandidatit të BDI-së/ 43-vjeçari mori tre plumba
Zekirja Shahini

MAQEDONIA E VERIUT- Personi që shihni në foto është kandidati i BDI-së, Zekirja Shahini i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë. Bëhet me dije Shahini u qëlluar me tre plumba, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, 43-vjeçari është dërguar në Shkup, informoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski.

Ndërkohë, nga Qendra e Emergjencës në TOARILUC konfirmuan për MIA-n se personi i lënduar nga të shtënat në qendër të Kumanovës është sjellë tek ata. Ndërkohë pritet të dalin informacione lidhur me autorin që plagosi kandidatin e BDI-së Zekirja Shahini. /Dosja.al

zyrtarit të bdi-së

Sondazh

Poll