Bota

VIDEO/ Meghan Markle shfaqet duke u relaksuar pranë urës ku humbi jetën Princeshë Diana

Reagimet shpërthyen pasi një video e cila bë virale, tregonte Markle duke u relaksuar brenda një limuzine pranë tunelit të Parisit ku Princesha Diana vdiq tragjikisht në vitin 1997.

6 Tetor 2025, 11:29 Nga E.d
VIDEO/ Meghan Markle shfaqet duke u relaksuar pranë urës ku humbi
Foto ilustruse

MBRETËRIA E BASHKUAR- Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka trazuar rrjetin pasi u shfaq në një video duke u relaksuar pranë urës ku humbi jetën Princeshë Diana në Paris. Reagimet shpërthyen pasi një video e cila bë virale, tregonte Markle duke u relaksuar brenda një limuzine pranë tunelit të Parisit ku Princesha Diana vdiq tragjikisht në vitin 1997.

Kjo ka shkaktuar zemërimin e shumë fansave të cilët thanë se ky ishte një veprim i ulët dhe i shëmtuar kundrejt Dianës. Mediat e huaja raportuan se limuzina po udhëtonte pranë Pont de l'Alma, ngjitur me tunelin ku ndodhi aksidenti i Princeshës Diana, një vend që ende konsiderohet si një vend solemn nga shumë admirues të princeshës.

Meghan Markle u rikthye në Evropë për paraqitjen e saj të parë në Javën e Modës në Paris. Dukesha e Sussex bëri një paraqitje surprizë në sfilatën e Balenciaga duke shënuar vizitën e saj të parë në Evropë që nga viti 2022. Ajo u përballë gjithashtu edhe me kritika për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e Balenciaga, një markë pati reagime globale në vitin 2022 për një fushatë reklamuese kontroverse.
 
“Megan Markle merr pjesë në një sfilatë mode të mbështetur fuqimisht nga Balenciaga. Megan, ti je mishërimi i një hipokriteje. Mos fol më kurrë për sigurinë e fëmijëve.” shkroi një komentues./Dosja.al

paris meghan markle princesha diana

Sondazh

Poll