Aktualitet

Lleshaj paralajmëron vetting për rrugët: Do hiqen emrat e kriminelëve, të vendosen emra njerëzish të nderuar (VD)

5 Shkurt 2020, 14:42 Nga DOSJA
Lleshaj paralajmëron vetting për rrugët: Do hiqen emrat e

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, para Prefektëve dhe kryetarëve të bashkive, ka paralajmëruar nismën e re të qeverisë. Në një fjalë nga Ministria e Brendshme, Lleshaj ka thënë se shumë shpejt do fillojë një vetting dhe për emrat e rrugëve.

Në fjalët e tij ministri u tha kryetarëve të bashkive dhe Prefektëve që të gjithë qytetarët të përditësojnë adresat e banesave të banimit, me emrat e rinj të rrugëve, pasi tha se do bëhet vetting për emrat e rrugëve, pasi emri i një të dënuari për një vepër penale duhet të hiqet dhe të vihet një emër i nderuar.


Veting të listave të emrave të rrugëve që në jo pak raste kanë çuar në vendosje emrash të personave  që nuk duhet ta kenë emrin aty, sepse nuk duhet që emri i një autori të dënuar për një vepër penale të jetë pjesë e të gjitha dokumenteve tona. Në këtë mënyrë do ta kemi përherë mbrapa mbi shpinë. Kështu duhet të kemi emra të nderuar dhe të filtrojmë ata emra që nuk e kanë vendin në emërtim et e rrugëve tona. Kjo do të bëhet tani dhe ju ftoj të bashkëpunoni për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve”, tha Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj vetting per emrat e rrugeve sander lleshaj vetting per emrat e rrugeve

Sondazh

Poll