Aktualitet

“Konflikti vazhdonte që nga 1993”, vrasja e gjyqtarit, Lala: Skaneri në Gjykatën e Apelit punon me raste! Te dera mund të futet kushdo

Sipas gazetares, e cila ka dhënë detaje të reja në emisionin Log. në News24, në Gjykatën e Apelit skaneri i sigurisë nuk funksionon në mënyrë të rregullt, por "me raste". Ajo theksoi gjithashtu se në hyrje të institucionit mund të hyjë kushdo, madje edhe i armatosur, duke ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e masave bazë të kontrollit.

6 Tetor 2025, 21:53 Nga M.L
“Konflikti vazhdonte që nga 1993”, vrasja e gjyqtarit, Lala:
Klodiana Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala diskuroi sot rreth vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje pasditen e sotme në sallën e gjyqit, teksa po jepte vendimin për një çështje pronësie. Sipas gazetares, e cila ka dhënë detaje të reja në emisionin Log. në News24, në Gjykatën e Apelit skaneri i sigurisë nuk funksionon në mënyrë të rregullt, por "me raste". Ajo theksoi gjithashtu se në hyrje të institucionit mund të hyjë kushdo, madje edhe i armatosur, duke ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e masave bazë të kontrollit.

Klodiana Lala: Konflikti vazhdonte që nga 1993. Kur nuk merret zgjidhja atëherë çfarë pret policia, SHISH, në një farë mënyrë ka një shkëmbim informacioni dhe bëhet indetikiti. Është bërë ping pong me këtë dosje. Me këtë rast kur ka konflikte duhet një indetikiti për këto persona.

Apeli është e vetmja ku përplasen çështja nga e gjithë Shqipëria. Nuk janë njerëz që janë rrahur shumë me gjykatë. Ardhja e një fluksi kaq të madhe dhe përballja e gjithë rretheve në Tiranë e ndryshon totalisht situatën. Që kur hyn duhet të ketë një kontroll të rreptë. Një herë skaneri punon, ka raste që spunon./ Dosja.al

astrit kalaja klodian lala gjykata e apelit

Sondazh

Poll