Aktualitet

Pa shtëpi e pa katandi! Zbardhet ‘varfëria’ e Lulzim Berishës, Kadastra lëshon dokumentin: Asnjë pronë në emër të k

5 Shkurt 2020, 13:32 Nga DOSJA
Pa shtëpi e pa katandi! Zbardhet ‘varfëria’ e Lulzim

TIRANË– Lulzim Berisha, ish-kreu i ‘Bandës së Durrësit’, të cilit i është kërkuar të deklarojë burimin e të ardhurave dhe mënyrën e sigurimit të pronave, rezulton të jetë trokë. Në dokumentin e lëshuar nga Kadastra, të publikuar nga Balkanweb, rezulton se Berisha nuk ka asnjë pronë në emër të tij.

Lul Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të OFL-së, një ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e deklarimit të burimit të pasurisë. Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi ka bërë me dije për mediat, se deklarata e klientit të tij tashmë është dërguar në drejtorinë e Policisë.

Ditën e djeshme, OFL njoftoi se Lulzim Berisha, i akuzuar si kreu i bandës së Durrësit është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.  Motra e Lulzim Berishës, Luljeta, nga ana tjetër, hodhi poshtë deklaratën, duke thënë se i vëllai ka ndryshuar stilin e jetës dhe nuk ka asnjë pronë, pasi ato ia ka sekuestruar shteti. I të njëjtit qendrim ishte edhe avokati i tij, i cili tha se klienti Lulzim Berisha ka vetëm një autobot dhe një bar kafe me qira.

 Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren lulzim berisha ofl ne terren anti-kçk-ja zbret në terren lulzim berisha ofl ne terren

Sondazh

Poll