Politike

Kuvendi paraqet ish-diktatorin Hoxha si Hero të Popullit / Deputetët e Opozitës: Tallje, të kërkojë falje dhe të tërheq dokumentin

Pjesë e kësaj liste është edhe ish-diktatori Enver Hoxha ku në përshkrimin e vendosur nga Bibloteka e Kuvendit thuhet se Hoxha ishte Hero i Popullit dhe i Partisë Socialiste.

6 Tetor 2025, 14:01 Nga E.d
Kuvendi paraqet ish-diktatorin Hoxha si Hero të Popullit / Deputetët e
Foto ilustruse

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një e-mail deputetëve në të cilën ka listuar një sërë personalitetesh që kanë lindur në muajin tetor, të cilët duhen nderuar për kontributin e tyre ndaj Shqipërisë. Lista nis me të lindurin e parë gjatë muajit tetor ku i pari që kryeson është Sulejman Delvina dhe më pas vijon me emra si Ahmet Zogu, Bashkim Fino, Dirtëro Agolli dhe Migjeni. Pjesë e kësaj liste është edhe ish-diktatori Enver Hoxha ku në përshkrimin e vendosur nga Bibloteka e Kuvendit thuhet se Hoxha ishte Hero i Popullit dhe i Partisë Socialiste.

Nisur nga përshirja e emrit të tij në listën e personaliteteve të cilët duhen nderuar dhe përshkrimin e bërë ndaj ish-diktatorit, kanë reaguar deputetët si Belind Këlliçi dhe Eralda Kapri. Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këllçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka thënë se këto janë tendenca për të manipuluar historinë ku krimielët shfaqen si heronj.

Postimi i Plotë:

Instituti Parlamentar i Kuvendit dhe “ringjallja” e Enver Hoxhës! Skandaloze, kriminale dhe e turpshme futja e figurës së Enver Hoxhës në listën e personaliteteve kombëtare të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë! Diktatori që prodhoi një regjim terrori, shtetin më të izoluar, popullin më të varfër e të shtypur të Europës radhitet ndër figurat e nderuara të kombit, krahas Sulejman Delvinës, Migjenit, Naim Frashërit, Abdyl Frashërit dhe at Gjergj Fishtës. Sikur ky të ishte thjesht gabimi i një burokrati apo patronazhisti të lodhur që kopjon nga Wikipedia, edhe mund të merrej lehtë kjo “shkarje” parlamentare dhe tallje me shqiptarët. Mirëpo duke konsideruar mijra të vrarët e të pushkatuarit, por mbi të gjitha mbi 5 mijë viktimat e komunizmit, të cilëve nuk u gjendet as varri dhe eshtrat, mijëra të burgosur e familje të internuara dhe një popull të tërë të traumatizuar e të mbajtur të rrethuar me tela me gjemba, kjo është e patolerueshme në çdo aspekt.

Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm. Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë e dënoj me forcë normalizimin e së keqes, duke konsideruar rezolutat e miratuara për dënimin e krimeve të komunizmit, orientimin demokratik të Republikës së Shqipërisë dhe qëndrimin pa asnjë dyshim kundër diktaturës si koncept dhe diktatorit më kriminel dhe gjakatar të historisë shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë duhet menjëherë të tërheqë këtë material dhe ti kërkojë ndjesë publike shoqërisë shqiptare dhe mijra familjeve të prekura nga krimet e Enver Hoxhës!

Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i Partisë Mundësia Eralda Kapri. Përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale Kapri akuzon kuvendin se u ka kërkuar deputetëve të respektojnë një figurë të tillë, e cila është përgjegjës për mijëra të vrarë.

“Si mundet që Kuvendi i Shqipërisë u kërkon deputetëve të respektojnë ish-diktatorin që është përgjegjës për mijëra të vrarë, burgosur, internuar”, ka thënë Kapri.

/Dosja.al

kuvendi erald kapri belind këllçi

Sondazh

Poll