Politike

Zgjedhjet në Tiranë/ Lëvizja Shqipëria Bëhet: Mbështesim kandidaturën e Florjan Binajt

Me anë të një postimi në Facebook, Adriatik Lapaj shkruan se kryesia e partisë që ai drejton vendosën mbështetjen e plotë për Binajn, i cili kandidon i pavarur në zgjedhje.

5 Tetor 2025, 23:27 Nga I.A

Zgjedhjet në Tiranë/ Lëvizja Shqipëria Bëhet:

TIRANË- Lëvizja Shqipëria Bëhet ka dalë hapur duke mbështetur kandidaturën e aktorit Florjan Binaj, për zgjedhjet në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Adriatik Lapaj shkruan se kryesia e partisë që ai drejton vendosën mbështetjen e plotë për Binajn, i cili kandidon i pavarur në zgjedhje.

Sipas Lapajt, vendimi bazohet te vullneti i mirë dhe te bindja që Shqipëria vlen mbi partitë.

Postimi i Plotë: 

Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshme duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike. Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje. Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj. Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë.

Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohen më 9 nëntor, përfshirë dhe 5 bashkitë e tjera, Vlora, Berati, Mati, Cërriu dhe Tepelena. Ndërkohë për Tiranën kandidaturat e zyrtarizuara janë Ogerta Manastirliu nga Partia Socialiste, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe Ermal Hasimja dhe aktori Florjan Binaj, i cili kërkon voton e të gjithë qytetarëve majtas dhe djathtas për të ndryshuar rrënjësisht Bashkinë./Dosja.al

florjan binaj adriatik lapaj

Sondazh

Poll