Politike

Flor Binaj dhe Ermal Hasimja kandidatë për Bashkinë Tiranë/ Shehaj për Dosja.al: I preferuari ynë është kandidati me mbështetjen më të madhe nga publiku

Dosja.al, i dërgoi një kërkesë për informacion, kryetarëve të partive kryesore opozitare në vendin tonë, në lidhje me kandidaturat që kanë dalë deri më tani për zgjedhjet në Tiranë, Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja.

5 Tetor 2025, 21:11 Nga I.A
Flor Binaj dhe Ermal Hasimja kandidatë për Bashkinë Tiranë/
Agron Shehaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mbështesë kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë që ka mbështetjen më të madhe nga publiku. Dosja.al, i dërgoi një kërkesë për informacion, kryetarëve të partive kryesore opozitare në vendin tonë, në lidhje me kandidaturat që kanë dalë deri më tani për zgjedhjet në Tiranë, Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja.

Në përgjigje, Shehaj theksoi se për forcën që ai drejton e rëndësishme është që të dyja kandidaturat i plotësojnë kriteret që ata kanë vendosur për dikë që garon përballë Ogerta Manastirliut. Shehaj në fund shtoi se për një vendim sa më objektiv, duhet që të pajtojnë një kompani të huaj sondazhesh, për të kuptuar se cili nga kandidatët ka më shumë shanse për të fituar. 

"Përshëndetje! Kemi kërkuar një kandidat jashtë partive politike,tani që kjo kërkesë është pranuar jemi të lumtur që po dalin disa kandidatura. Të dy kandidatët që permende i plotësojne kushtet, në këtë fazë nuk është e rendesishme cili është i preferuari ynë por kush është kandidati që ka mbështetjen më të madhe midis qytetarëve të Tiranës. Ashtu si kam propozuar dhe më parë, për një vendim sa më objektiv ne propozojmë që partitë opozitare të pajtojnë një kompani të huaj e cila në pak ditë mund të bëj një sondazh për të kuptuar cili nga kandidatët ka më shumë shanse për të fituar," tha Shehaj për Dosja.al.

Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohen më 9 nëntor, përfshirë dhe 5 bashkitë e tjera, Vlora, Berati, Mati, Cërriu dhe Tepelena. Ndërkohë për Tiranën kandidaturat e zyrtarizuara janë Ogerta Manastirliu nga Partia Socialiste, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe Ermal Hasimja dhe aktori Florjan Binaj, i cili kërkon voton e të gjithë qytetarëve majtas dhe djathtas për të ndryshuar rrënjësisht Bashkinë./Dosja.al

agron shehaj zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll