Aktualitet

Përplasi për vdekje 44-vjeçarin me origjinë nga Bangladeshi dhe u largua nga ngjarja, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia tha se shqiptari 46-vjeçar pranoi autorësin e krimit para autoriteteve greke dhe tha se kjo ngjarje kishte ndodhur si pasojë e pakujdesisë së momentit.

6 Tetor 2025, 08:24 Nga E.d
Përplasi për vdekje 44-vjeçarin me origjinë nga
Foto ilustruse

GREQI - Olget Kola, 46 vjeç është i cili përplasi për vdekje 44-vjeçarin me origjinë nga Bangladeshi dhe më pas u largua nga ngjarja është arrestuar nga policia greke. Policia tha se shqiptari 46-vjeçar pranoi autorësin e krimit para autoriteteve greke dhe tha se kjo ngjarje kishte ndodhur si pasojë e pakujdesisë së momentit.

Mediat greke raportojnë se Kola nuk kishte patentë dhe se menjëherë pas aksidentit ku mbeti i vdekur 44-vjeçari me origjinë nga Bangladeshi ishte larguar nga vend i ngjarjes. Pak kësaj Kola u arrestua pas 3 ditësh kërkime intensive dhe u gjet me anë të vëzhgimit të kamerave të sigurisë të zonës. Olgert Kola do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie në akuzën e braktisjes së viktimës në vendin e aksidentit dhe vrasje pa dashje./Dosja.al

aksident greqi shqiptar

Sondazh

Poll