Aktualitet

Monopoli i qumështit/ Ervin Resuli: Padrejtësia që po shkatërron blegtorinë shqiptare

Sipas Resulit, çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër. 

5 Tetor 2025, 18:27 Nga I.A
Monopoli i qumështit/ Ervin Resuli: Padrejtësia që po
Ervin Resuli

TIRANË- Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli ka ngritur një shqetësim që janë përballur fermerët shqiptarë gjatë këtij viti. Sipas Resulit, çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër. 

Ndërkohë që për këtë, Resuli thekson se çmimi i raftet e supermarketeve çmimi i qumshit është rritur dhe jo ulur. Resuli ka sjell si shembull dhe çmimin e qumshtit në Itali, që është më i lirë në supermarkete. 

Postimi i Plotë:

Monopoli i qumështit – një padrejtësi që po shkatërron blegtorinë shqiptare Gjatë gjithë vitit 2025, fermerët shqiptarë janë përballur me një realitet të ashpër: çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër, duke i vënë blegtorët nën një presion të vazhdueshëm ekonomik.

Ndërkohë, paradoksi më i madh ndodh në anën tjetër të zinxhirit: në raftet e marketeve dhe dyqaneve të lagjeve, çmimi për konsumatorin rritet pothuajse çdo ditë! Europa ndryshe – Shqipëria përmbysur
Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së kanë parë një rritje të çmimit të qumështit krudo, duke reflektuar realisht kostot dhe duke mbështetur fermerët. Në Shqipëri ndodh e kundërta: çmimi bie për blegtorin dhe rritet për konsumatorin – një skemë që u shtrydh “deri në palcë” ata që prodhojnë dhe i detyron konsumatorët të paguajnë më shumë.

Shembulli nga Italia

Siç tregon edhe fotoja që më ka dërguar një blegtor nga Italia, qumështi i pasterizuar dhe UHT nuk e kalon vlerën e 1.3 €/l, ndërsa në Shqipëri çmenduria arrin deri në 1.8 €/l – një diferencë e pajustifikueshme për një vend me të ardhura shumë më të ulëta.
Pyetja që ngrihet është thelbësore: Si është e mundur që çmimi për blegtorin bie, ndërsa çmimi për konsumatorin rritet? Kush përfiton nga kjo lojë? Kush e mban peng tregun e qumështit?

Ky është një oligopol i pastër që dëmton njëkohësisht prodhuesin dhe konsumatorin, shkatërron zinxhirin e prodhimit vendas dhe rrezikon të ardhmen e blegtorisë shqiptare. Është koha të kërkohet ndërhyrje urgjente në këtë treg të shtrembëruar. Pa blegtori të fortë, nuk ka as siguri ushqimore dhe as zhvillim rural të qëndrueshëm.

ervin resuli

Sondazh

Poll