Aktualitet

Imer Krrashi shok i ngushtë me Marklen Hakën, Policia kontrolle në Nikël

Kjo pasi Krrashi është nga zona e Niklës dhe shok i ngushtë me Marklen Hakën, personazh i njohur i botës së krimit.

5 Tetor 2025, 20:36 Nga I.A
Imer Krrashi shok i ngushtë me Marklen Hakën, Policia kontrolle
Imer Krrashi

NIKËL- Policia ka nisur sot një kontoll në Nikël, pas arrestimit të Imer Krrashit në zonën e Saukut. Kjo pasi Krrashi është nga zona e Niklës dhe shok i ngushtë me Marklen Hakën, personazh i njohur i botës së krimit.

Imer Krrashi, është ndaluar nga policia pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë me vete. Në momentin e ndalimit dhe urdhërit për kontroll, ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja me shpejtësi.

Gjatë tenativës së arratisjes, i riu ka përplasur 9 makina dhe një motor. Nga përplasja është dëmtuar, drejtuesi i motorit (efektiv policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij.

Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë./Dosja.al

imer krrashi

Sondazh

Poll