Aktualitet

Vrasje në Kalamata të Greqisë, 2 viktima mes tyre një shqiptar

Njëri nga dy viktimat është grek dhe sipas raportimeve është pronari i biznesit. Viktima tjetër është me origjinë shqiptare dhe me sa duket punonte për të parin. 

5 Tetor 2025, 21:35 Nga I.A
Vrasje në Kalamata të Greqisë, 2 viktima mes tyre një
Policia

TIRANË- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kalamata të Greqisë. Protothema shkruan se dy burra u gjetën të vdekur jashtë një kampingu në zonën e Kalamatas.

Njëri nga dy viktimat është grek dhe sipas raportimeve është pronari i biznesit. Viktima tjetër është me origjinë shqiptare dhe me sa duket punonte për të parin. Banorët e zonës njoftuan policinë që mbërriti në vendngjarje se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër.

I njëjti informacion thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar në të kaluarën, pa përmendur askënd specifikisht për autoritetet./Dosja.al

vrasje ne greqi

Sondazh

Poll