Aktualitet

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi/ U përpoq të arratisej, por autori e plagosi për vdekje

Krimi ndodhi para shqiptarit 60-vjeçar, i cili u përpoq të arratisej, por autorin i krimit e plagosi për vdekje.

6 Tetor 2025, 07:49 Nga E.d
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi/ U
Foto ilustruse

GREQI - Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një shqiptar mbeti i vdekur si pasojë e plagosjes me armë zjarri nga një grek. Ngjarja e rëndë ndodhi në kampingun e Finikoundës ku autori i krimit hyri në recepsionin e kampingut me fytyrë të mbuluar dhe qëlloi 70-vjeçarin grek, duke e plagosur për vdekje. Krimi ndodhi para shqiptarit 60-vjeçar, i cili u përpoq të arratisej, por autorin i krimit e plagosi për vdekje.

Mediat greke raportojnë se pasi kreu krimin e rëndë, autori u largua nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Policia tha se autori kishte përdorur një pushkë gjahu, për të kryer krimin. Por, kjo nuk ishte hera e parë që pronari grek përballej me atentate.

Para 20 ditëve viktima kishte raportuar tek autoritetet të shtëna me armë dhe një tentativë për atentat ndaj tij, në një biznes tjetër që ai mbante në fshatin Finikounda. Sipas policisë incidenti i rëndë mes tyre kishte ndodhur në verë, ku 70-vjeçari në atë kohë ishte qëlluar në fytyrë me një pistoletë. Oficerët e policisë së Nëndrejtorit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Messinia po mbledhin të gjitha provat për të arritur te autori i krimit të dyfishtë, ndërsa sipas informacioneve nga policia autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin./Dosja.al

greqi krim shqiptar

Sondazh

Poll