Aktualitet

Tritoli në Sarandë/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në qytet, kontrolle në disa zona

Ndërkohë që bëhet me dije se ekipet policore kanë ngritur pika kontrolli në disa zona në qytet. 

5 Tetor 2025, 18:18 Nga I.A
Tritoli në Sarandë/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në qytet,
RENEA

SARANDË- Reparti RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Sarandë ditën e sotme. Shkak për këtë është bërë vrasja e Isuf Jacajt me tritol mbrëmjen e kaluar. Ndërkohë që bëhet me dije se ekipet policore kanë ngritur pika kontrolli në disa zona në qytet. 

Isuf Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.

Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Ndërsa në vitet e fundit "Bushi" merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.

Teksa policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale./Dosja.al

isuf jacaj

Sondazh

Poll