Aktualitet

FOTO/ Tentoi tu ikte 'Shqiponjave', ja kush është Imer Krrashi që përplasi 9 makina

I riu me precedent të mëparshëm penal, është ndaluar nga policia pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë me vete.

5 Tetor 2025, 16:46 Nga I.A
FOTO/ Tentoi tu ikte 'Shqiponjave', ja kush është Imer
Imer Krrashi

TIRANË- Personi i mësipërm është Imer Krrashi, 31-vjeçari që tentoi tu largohej forcave 'Shqiponja' ditën e sotme. I riu me precedent të mëparshëm penal, është ndaluar nga policia pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë me vete. 

Në momentin e ndalimit dhe urdhërit për kontroll, ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja me shpejtësi. Gjatë tenativës së arratisjes, i riu ka përplasur 9 makina dhe një motor. Nga përplasja është dëmtuar, drejtuesi i motorit (efektiv policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij.

Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë./Dosja.al

imer krrashi

Sondazh

Poll