Aktualitet

Vrasja e “Malokut”/ Si u planifikua ekzekutimi, bisedat mes “Rrumit” dhe Elidon Avdylit: Na duhet edhe ai miu

Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, Aleksandër Laho i njohur si 'Rrumi' ka planifikuar vrasjen e Bregut, në bisedën që ka zhvilluar me Elidon Avdylin në Sky ECC. 

5 Tetor 2025, 15:04 Nga I.A
Vrasja e “Malokut”/ Si u planifikua ekzekutimi, bisedat mes
Aleksandër Laho

TIRANË- Dosja hetimore për vrasjen e Edmir Bregut është publikuar ditën e sotme. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, Aleksandër Laho i njohur si 'Rrumi' ka planifikuar vrasjen e Bregut, në bisedën që ka zhvilluar me Elidon Avdylin në Sky ECC. 

Në datën 25 shtator 2020, në orën 19:55, Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Aleksandër Lahon në lidhje me arrestimin e Edmond Çekiçi për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.

Pjesë nga biseda: 

Elidon Avdyli: Ai çeki ma vejen keq që na iku. Se ja futa qunit atij. Sa mujsh menja. Shkun e kapën.

Aleksandër Laho: Se neve kemi ne lojë që unë para me i thonë që jemi po s’dijmë keq shokun. Duhet me i thanë që s’kemi dijeni. Ai po del avokatin shok mos e harro.

Elidon Avdyli: Po vllai o vllai. Po ku do avokatin qysh. Ka shkjon. Ato. 2-3 ditë e anej pa umar vesh. Na kallen ke politika përfundimisht. Kena marrë rrugën. Po.

Aleksandër Laho:  Po tregojmë asaj fushat sonte.

Elidon Avdyli: Malokun këtë javë e kam lon me nate. Po shkoi mar o pik çubukr. Fare.

Aleksandër Laho: Ishalla shkon mbarë shok. Po marielin m’prap me alokun. O flasin ata.

Elidon Avdyli: Po e vlla malokun. O bërzerij killit. Po folin e villa liv kokallit e malokut me njeri tjetrin. Sëm info.

Aleksandër Laho: Po me marielin flasin.

Elidon Avdyli: Sedi. Jan karau lentit e di mirë. Kill anej qark.

Në datën 26 shtator 2020, Elidon Avdyli përdorues i Sky ECC ka biseduar me Astrit Balliun alias Avdyli përdorues i Sky ECC. Platforma SkyECC ka ruajtur veprim mesazhet e dërguara nga Astriti.

Në njërin mesazh, Astriti e ka pyetur Elidonin për një person që është kapur me pistoletë dhe ka dalë nga burgu e dyshohet se është shtetasi Edmond Çekiçi që e thërrasin Çekiçi.

Në orën 14:11, Astriti i ka shkruar Elidonit se “duhet edhe ai miu se e kena kështu. Po të ik maloku në iherë. Veç kujdes me terezi se do dhon goditje”./Dosja.al

edmir bregu aleksandër laho rrumi elidon avdyli

Sondazh

Poll