Aktualitet

Nuk mori masa për abuzimin seksuual të së miturën dhe fshehu ngjarjen, Prokuroria akuzon ish-shefin e Krimeve Dhurim Çenko për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se pezullimi nga detyra për Dhurim Çenkon, është bërë me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës.

3 Tetor 2025, 17:52 Nga E.d
Nuk mori masa për abuzimin seksuual të së miturën dhe fshehu
Dhurim Çenko

GJIROKASTËR - Ish-shefi i krimeve Dhurim Çenko, i cili fshehu, nuk mori masa për abuzimin seksual të së miturës dhe u pezullua nga detyra, është akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se pezullimi nga detyra për Dhurim Çenkon, është bërë me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës.

Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Dhurim Çenko nuk ka raportuar krimin, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga njerku i saj polic dhe kolegu i tij. Ndonëse Çenko ishte në dieni të këtij krimi, ai nuk mori asnjë masë për arrestimin e dy autorëve.

Njoftimi i plotë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë N/Komisar Dhurim Çenko, me detyrë (në kohën e kryerjes së veprës penale) Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Përmet.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Ekzekutimi i urdhrit u bë në vijim të hetimeve të thelluara lidhur me procedimin penal të vitit 2025, ku gjatë marrjes së deklarimeve dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të arsyeshme për shkelje nga ana e oficerit të Policisë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave./Dosja.al

abuzim seksual dhurim cenko gjirokastrër

Sondazh

Poll