Aktualitet

Aksidentohen dy makina në Vlorë/ Nuk ka të lënduar, bllokohet qarkullimi

Automjetet të tipit Fiat dhe Dacia, drejtoheshin nga dy gra.

3 Tetor 2025, 15:50 Nga E.d
Aksidentohen dy makina në Vlorë/ Nuk ka të lënduar,
Foto ilustruse

VLORË - Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Transballkanik. Automjetet të tipit Fiat dhe Dacia, drejtoheshin nga dy gra. Raportohet se nga ky aksident nuk ka njerëz të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Në njërën nga automjetet e aksidentuara po udhëtonion dy gra turiste, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo ngjarje, ka shkaktuar trafik të rënduar në një prej akseve rrugore më të rëndësishme të Vlorës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka ndihmuar në zhbllokimin e trafikut./Dosja.al

vlorë policia aksident

Sondazh

Poll