Aktualitet

Konflikti degjeneron në përdorimin e thikave në Fier, në pranga një person

Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, 38-vjeçari, shtetasi me iniciale N. Xh., ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale N.K.  Autori është arrestuar nga blutë, ndërsa më tej mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

2 Tetor 2025, 12:10 Nga M.L
Konflikti degjeneron në përdorimin e thikave në Fier, në
Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit këtë të enjte. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, 38-vjeçari, shtetasi me iniciale N. Xh., ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale N.K.  Autori është arrestuar nga blutë, ndërsa më tej mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen "Liri", dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

fier sherr me thika plagosje arrestim

Sondazh

Poll