Aktualitet

Vuri tritol në portën e servisit të Alfred Gurrës në Fushë Krujë, në pranga 34-vjeçari (EMRI)

Ervin Shera dyshohet se i vendosi tritol biznesit të Alfred Gurrës, dhe si pasojë ka rënë sot në prangat e policisë. Blutë e Krujës kanë sekuestruar gjithashtu edhe mjetin që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe celularin e 34-veçarit.

2 Tetor 2025, 10:40 Nga M.L
Vuri tritol në portën e servisit të Alfred Gurrës në
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar që vendosi lëndë plasëse në një servis automjetesh në fshatin Luz të Fushë Krujës para disa ditësh. Ervin Shera dyshohet se i vendosi tritol servisit në pronësi të Alfred Gurrës, dhe si pasojë ka rënë sot në prangat e policisë. Blutë e Krujës kanë sekuestruar gjithashtu edhe mjetin që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe celularin e 34-veçarit.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë së vënies së lëndës plasëse në një servis automjetesh, në fshatin Luz, 4 ditë më parë.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve.

Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit A. G., në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

-E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fushe kruje tritol luz ervin shera alfred gurra

Sondazh

Poll