Aktualitet

Dokumenti/ Humbi mandatin në Kushtetuese, Naureda Llagami kërkon dosjen e mbledhjes në Gjykatën e Lartë!

Por një ditë pas mbledhjes, Llagami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.

2 Tetor 2025, 11:35 Nga I.A

Dokumenti/ Humbi mandatin në Kushtetuese, Naureda Llagami kërkon

TIRANË- Gjykatësja Naureda Llagami i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Lartë, duke i kërkuar një kopje të dosjes së mbledhjes kur u zgjodh anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se nga kjo mbledhje Llagami mori 8 vota, Asim Vokshi 6 ndërsa Florian Ballhysa asnjë votë. 

Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk mori 3/5 të votave, Vokshi u zgjodh automatikisht fitues pasi renditej i pari në pikë (89.5 pikë) për të zëvendësuar Holta Zaçajn si anëtar i Kushtetueses. Por një ditë pas mbledhjes, Llagami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.

Në kërkesën e saj, Llagami kërkon që t’i vihen në dispozicion regjistrimet audio të mbledhjes, kopjet e fletëve të votimit dhe çdo dokument tjetër të procedurës. Llagami pretendon se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe se nuk ka marrë 8 vota, por 9, pra 3 më shumë sesa kandidati Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin. Kjo votë do t'i jepte asaj mandatin si anëtare e gjykatës.

“Kërkesë për t’u njohur me dosjen e plotë (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të votimit) dhe për t’u pajisur me një kopje të plotë të saj (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të vptimit) referuar Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të kësaj gjykate, të mbajtur me datë 30.09, ora 09:00 pranë Gjykatës së Lartë me objekt “zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e saj.

naureda llagami

Sondazh

Poll