Aktualitet

Moti i keq në Durrës, pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Italisë dhe anasjellas

Ndërkohë që lundrimi nga Ankona në Durrës do të vazhdojë sipas programit.   

2 Tetor 2025, 10:57 Nga I.A
Moti i keq në Durrës, pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt
Foto Ilustruese

DURRËS- Lundrimet nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas janë pezulluar ditën e sotme. Shkak për pezullimin është bërë moti i keq që ka përfshirë vendin tonë. Ndërkohë që lundrimi nga Ankona në Durrës do të vazhdojë sipas programit.   

Njoftimi:

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme. Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.

pezullohen lundrimet drejt barit

Sondazh

Poll