Politike

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, të kërkojnë masë pezullimi

Më tej, Daci tregoi dhe mënyrat se si mund të “goditet” dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve nëpërmjet hapësirave ligjore.

1 Tetor 2025, 23:10 Nga DOSJA

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I

TIRANË- Juristi Jordan Daci ka folur në lidhje me dekretin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjet për parakohshme në bashkinë e Tiranës.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Daci thotë se kreu i shtetit Bajram Begaj duhet së pari të rikthente në “konflikt” kushtetues kërkesën e mazhorancës për datën e zgjedhjeve në një kohë që Erion Veliaj ka animuar vendimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.

Më tej, Daci tregoi dhe mënyrat se si mund të “goditet” dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve nëpërmjet hapësirave ligjore.

Ka vetëm një mundësi, vetëm nëse na rikopjohet KQZ e famshme e 2019 që del e thotë që dekreti i Presidentit është absolutisht i pavlefshëm. Ky ishte një budallallëk. Varianti tjetër është që një nga subjektet të cilat legjitimohen porta animuar në gjykatën Kushtetuese që janë partitë politike. Këta të opozitës nëse thonë janë opozitar dhe nuk e bëjnë ankimin nuk janë më opozitë. Goditet dekreti dhe të kërkojnë masë pezullimi. Vendimi merret brenda pak ditëve dhe po të isha unë do e bëja brenda pak orëve. Problemi është që Presidenti duhet ta rikthente në një konflikt kushtetues, pasi kishte një kërkesë të mazhorancës për zgjedhjet, minimumi ta kishte çuar për interpretim kushtetues”,-tha Daci.

jordan daci

Sondazh

Poll