Aktualitet

Sherri në Bilisht/ Tre persona me shkopa bejsbolli sulmojnë 39-vjeçarin, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes

Përplasja mes tyre ka nisur si një konflikt verbal mes Trejan Çelikut, një person i njohur për precedentë të mëparshëm penalë, dhe një 39-vjeçari i identifikuar si Guri Mazelliu.

1 Tetor 2025, 21:07 Nga E. D
Sherri në Bilisht/ Tre persona me shkopa bejsbolli sulmojnë
pamje nga vendngjarja

BILISHT- Janë publikuar pamjet nga sherri i ndodhur në qytetin e Bilishtit, në të cilat duket momenti ku Trajan Çeliku dhe dy persona të tjerë sulmojnë për herë të dytë 39-vjeçarin Guri Mazelliu. Siç duket dhe nga videoja e siguruar nga Dosja.al, autorët mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt makinës së Mazelliut.


Përplasja mes tyre ka nisur si një konflikt verbal mes Trejan Çelikut, një person i njohur për precedentë të mëparshëm penalë, dhe një 39-vjeçari i identifikuar si Guri Mazelliu. Çeliku, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka sulmuar fillimisht 39-vjeçarin duke e goditur me sende të forta, çka i ka shkaktuar dëmtime trupore. Pas këtij sulmi, Mazelliu ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur njërin prej agresorëve.

 

sherri ne bilisht

Sondazh

Poll