Përgjimet e SKY ECC në Belgjikë/ Shqiptari për 13 kg kanabis mori afro 60 mijë euro, përdori sistemin Hawala për të pastruar paratë
Prokuroria ka kërkuar për shqiptarin 14 vite burg, pasi ai konsiderohet truri i rrjeti kriminal. Alket.V rekrutonte njerëz, paguante, organizonte, shiste dhe importonte drogë.
BELGJIKË- Detja të reja vijojnë të dalin nga mega-procesi gjyqësor SKY ECC në Belgjikë. Siç raportohet, zëvendësprokurorja publike e Namurit ka listuar akuzat për personat e përfshirë në bisedat SKY ECC. Në qendër të këtij procesi gjyqësor është shqiptari Alket.V, i cili konsiderohet si "koka" e grupit kriminal. Prokuroria kërkoi për Alketin dënim me 14 vite burg, pasi ai konsiderohet truri i rrjeti kriminal.
Gjithashtu shqiptari ishte dënuar më parë me dhjetë vite burg dhe kërkohej nga autoritetet tona, por kishte ikur në Spanjë. Ktu thuhet se ai drejtonte plantacionet e shpërndara në dhjetë vende të Valonisë dhe Brukselit. Gjatë dëshmisë, shqiptari e ka mohuar rolin që ka pasur në grup, duke thënë që po e ngarkojnë me akuza nga të gjitha anët dhe më shumë se ç’duhet. Por, përgjimet tregojnë të kundërtën që 30-vjeçari shqiptar deklaron para gjykatës.
Pavarësisht mohimeve të tij, prokuroria e përshkruan si drejtuesin e padiskutueshëm të organizatës. Ai rekrutonte njerëz, paguante, organizonte, shiste dhe importonte. Fitimet ishin të mëdha, në dhjetor të 2020 për 13 kilogramë kanabis shqiptari mori 59 800 euro. Ndërsa klientët kryesorë blinin çdo javë deri në 50 kilogramë. Një i pandehur tjetër madje krenohej se kishte fituar 50 mijë euro për vetëm një orë.
Problemi kryesor ishte pastrimi i shumave të mëdha të parave. Sipas hetimeve, Alketi përdorte sistemin tradicional hawala, të njohur në vendet aziatike dhe arabe për transferime të shpejta dhe diskrete parash pa gjurmë bankare. Paratë kalonin fillimisht tek motra dhe kunati i tij në Shqipëri, më pas një pjesë kthehej në Belgjikë nën formën e “huave familjare”.
Këto shuma shpalleshin zyrtarisht si kontribute personale ose kursime për blerjen e pasurive të paluajtshme, përmes një kompanie fasadë që në letra figuronte si firmë ndërtimi, por që nuk kishte asnjë mjet apo aktivitet real. Në një përgjim të policisë në nëntor 2023, Alket.V dhe bashkëshortja e tij flisnin hapur për transferimin e 70 mijë eurove me këtë skemë. Zyrtarisht, e quanin hua, jozyrtarisht, prokuroria e cilësonte para cash nga trafiku i drogës.
Sondazh
"Nuk ka kosto shtesë"/ Ambasada e BE në Tiranë: Nga 12 tetori, nis zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të hyrje-daljeve drejt vendeve të Shengen
foto ilustruese TIRANË- Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë ka publikuar një mesazh për qytetarët e vendeve jasht&eu...
I dënuar me rreth 4 vite burg në Itali, 33-vjeçari shqiptar arrestohet brenda një hoteli në Breshia
Foto ilustruese ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar, i arratisur për më shumë se katër vjet, i kërkuar për një lis...
‘5 Maji’ përballë drejtësisë: Gjykata e Posaçme urdhëron hetimin penal të Kryeministrit Edi Rama, Veliaj e të tjerëve
TIRANË- Një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe më të bujshme në drejtësinë shqiptare është ...
Komuniteti serb në Kosovë kërkon pezullimin e zbatimit të Ligjit për të huajt
foto ilustruese KOSOVË- Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe pjesëtarë të kom...
I vihet flaka një autobusi në Kukës, dyshohet se i kanë hedhur një sasi benzine
foto ilustruese KUKËS- Një autobuz është përfshirë nga flakët gjatë natës në Kukës. Dyshohet s...
SKANDAL/ Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës
foto ilustruese KROACI- Një ngarkesë me perime nga Shqipëria është bllokuar nga autoritet e Kroacisë. Bëhet me dij...
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde/ Përfituan 1.4 milion euro, 21 banesa e lokale u jepen të dëmtuarve
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohet se, veç e veç...
"Do të doja të kërkoja 100 vite burg"/ Prokurorja belge jep pretencën për Ermir Ndreajn, kërkon 20 vite burg për 'kokën' shqiptar të drogës
Ermir “Cinco” Ndreaj BELGJIKË- Ermir “Cinco” Ndreaj dhe Sani “Shade” Al Murdaa po përbal...
E rëndë në Shkodër/ E mitura bie në enë më ujë të nxjehtë, përfundon në QSUT
QSUT TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se një vajzë e vogël...
Grabitja e 4.6 mln € në Rinas, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit
Autoret TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për anëtarët e grupit që kryen grabitjen...
