Aktualitet

EMRI/ Sherr me thika në qytetin e Bilishtit, plagosen dy persona, ja si nisi konflikti mes tyre

Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Siç raportohet Trajan Çeliku, i cili njihet nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin me iniciale G.M.

1 Tetor 2025, 20:44 Nga E. D
EMRI/ Sherr me thika në qytetin e Bilishtit, plagosen dy persona, ja si
foto ilustruese

BILISHT- Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit. Mësohet se tre persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup. Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Siç raportohet Trajan Çeliku, i cili njihet nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin me iniciale G.M.

Konflikti mes tyre ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Fillimisht Trajan Celiku është konfliktuar me 39-vjeçarin paraditen e sotme dhe më pas ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjithashtu raportohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit. 

bilisht sherr me thika

Sondazh

Poll