Aktualitet

I vihet flaka një autobusi në Kukës, dyshohet se i kanë hedhur një sasi benzine 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

1 Tetor 2025, 14:59 Nga E. D
I vihet flaka një autobusi në Kukës, dyshohet se i kanë
foto ilustruese

KUKËS- Një autobuz është përfshirë nga flakët gjatë natës në Kukës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e kukesit

Sondazh

Poll