Aktualitet

EMRAT/ Kërcënoi gazetarin, policia merr nën hetim djalin e shefit të krimeve në Përmet

Gazetari është kërcënuar dhe kanosur përmes telefonit nga djali i shefit të Krimeve në Përmet, Boris Çenko 21 vjeç.

1 Tetor 2025, 19:24 Nga E. D
EMRAT/ Kërcënoi gazetarin, policia merr nën hetim djalin e shefit
dhurim çenko

GJIROKASTËR- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku gazetari i Report TV, Pirro Nase ka marrë telefonata kërcënuese nga familjarët e Dhurim Çenkos, shefit të Krimeve në Përmet. Konkretisht gazetari është kërcënuar dhe kanosur përmes telefonit nga djali i shefit të Krimeve në Përmet, Boris Çenko 21 vjeç. Lidhur me kërcënimin, policia ka shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin, por pas kryerjes së veprimeve procedurale u lirua, duke u proceduar vetëm penalisht në gjendje të lirë.

"Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas kallëzimit të bërë sot nga shtetasi Pirro Nase, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion gazetar, se është fyer e kanosur nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, nga shtetasi Boris Çenko, kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, shtetasin Boris Çenko.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, duke u konsultuar dhe duke e vlerësuar rastin me prokurorin e gatshëm, proceduan penalisht shtetasin Boris Çenko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër. Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër," thuhet në njoftimin e Policisë.

pirro nase  dhurim Çenko

Sondazh

Poll