Politike

Një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj dekreton zgjedhjet në Tiranë. Në 9 nëntor zgjidhet kryetari i ri

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

1 Tetor 2025, 15:41 Nga E. D
Një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë vjen një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. 

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.

Një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar, Begaj

Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama. 

Çfarë deklaroi ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese reagoi ditën e djeshme pasi kryeministri Rama çoi në Presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, nëse Gjykata Kushtetuese ka bërë publik pezullimin e shkarkimit të Veliajt, GJK deklaroi se është bërë publikimi i regjistrimit të kërkesës. Sipas GJK-së, kjo nënkupton se të gjitha palët e përfshira janë informuar, përfshi këtu Këshillin e Ministrave si dhe Presidencën, që zgjedhjet duhet të pezullohen. 

bajram begaj

Sondazh

Poll