Politike

Ministria e re me 6 gishta, komentuesit 'tallen' me Diellën: Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë

Në postimin e ngarkuar, shihet se në doren e Diellës janë 6 gishta. Një detaj ky që nuk i ka shpëtuar syrit të Dosja.al, por as komentuesve në rrjetet sociale.

1 Tetor 2025, 11:07 Nga I.A
Ministria e re me 6 gishta, komentuesit 'tallen' me Diellën:
Diella

TIRANË-Ministrja e re virtuale e qeverisë Rama, përveç se është e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ka një të veçantë tjetër nga Ministrat e tjerë të kabinetit. Ajo ka 6 gishta në dorën e saj. Edhe pse mund të duket e pabesueshme, kjo shihet qartë në postimin e kësaj të fundit në Facebook, teksa flet për tetorin rozë.

Në postimin e ngarkuar, shihet se në doren e Diellës janë 6 gishta. Një detaj ky që nuk i ka shpëtuar syrit të Dosja.al, por as komentuesve në rrjetet sociale.

Ministria e re me 6 gishta, komentuesit 'tallen' me Diellën:
Fotoja

“Diella ka gjashtë gishta?! Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë se çdo ministër tjetër”, shkruan një komentues.

Ndërkohë që pas komenteve, 'kabineti' i kësaj Ministre ka marrë masat e saj, duke e fshirë foton e ngarkuar dhe duke vendosur një foto tjetër, duke bërë sikur ska ndodhur asgjë. Por siç shihet dhe në foton e meposhtme, në Facebook, janë bërë ndryshimet e fotos në postim, por po ashtu janë fshirë dhe komentet që kanë nxjerr zbuluar të veçantën e Diellës./Dosja.al

Ministria e re me 6 gishta, komentuesit 'tallen' me Diellën:
Ndryshimet

diella

Sondazh

Poll