Politike

Do të përfaqësojë Kosovën/ Osmani në Danimarkë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidenca e Kosovës tha se Osmani para samitit do të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës si dhe do të marrë pjesë në një tryezë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s.

1 Tetor 2025, 12:50 Nga I.A
Do të përfaqësojë Kosovën/ Osmani në
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin e udhëheqësve të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 2 tetor. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 45 udhëheqës evropianë, përfshirë ata të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Presidenca e Kosovës tha se Osmani para samitit do të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës si dhe do të marrë pjesë në një tryezë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s.

Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse. Në kuadër të samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë evropianë pjesëmarrës në këtë samit”, tha Presidenca e Kosovës.

Takimi i 2 tetorit do të jetë takimi i shtatë i Komunitetit Politik Evropian.

“Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Evropian.

BE-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe takimi do të bashkëudhëhiqet nga kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen. Komuniteti Politik Evropian është lançuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

vjosa osmani antonio costa mette frederiksen

Sondazh

Poll