Politike

"Djemtë të mos dekurajohen nga thirrja për vajzat"/ Rama: Mbështetja për to është investim i vyer

Gjatë firmojes së marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës me Universitetin Politeknik të Tiranës, Rama u shpreh se mbështetja për gratë dhe vajzat në programe të tilla duhet që të jetë parësore.

1 Tetor 2025, 10:46 Nga I.A
"Djemtë të mos dekurajohen nga thirrja për vajzat"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta ditën e sotme me studentët e Universitetit të Politeknikut. Gjatë firmojes së marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës me Universitetin Politeknik të Tiranës, Rama u shpreh se mbështetja për gratë dhe vajzat në programe të tilla duhet që të jetë parësore. Ndërkohë që në fund u shpreh se djemtë nuk duhet që të dekurajohen nga thirrja që ai ka bërë për vajzat.  

"Uroj që studentet që do të përfshihen në këtë program, që synon rritjen e numrit të vajzave në një fushë ku në fakt ne nuk kemi një problem të pabarazisë gjinore, dhe programi është i tillë që ne nuk kemi mundësi ta refuzojmë, por programi hyn në një kuadër ndërkombëtar, unë përsëris atë që tha ministrja: Që djemtë të mos dekurajohen nga thirrja për vajzat.

Koha po e tregon që mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i vyer. Të jetë një investim që t’i motivojë burrat, sepse janë më të rehatuar. Nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse me dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti, të bindur që nuk do t’i kalojmë por të paktën të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe tu rrimë në krahë me dinjitet," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll