Politike

Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës/ Këlliçi pas takimeve me aleatët: Të unifikuar për një kandidat të përbashkët

I pyetur nëse do të bojkotojnë zgjedhjet në Tiranë, nëse Presidenti Begaj i dekreton, Këlliçi tha se kjo i takon forumeve të PD-së për ta vendosur.  

1 Tetor 2025, 11:25 Nga I.A
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës/ Këlliçi pas takimeve
Belind Këlliçi

TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takimin me aleatët për të nxjerr një kandidaturë të përbashkët për bashkinë e Tiranës. Belind Këlliçi ngam PD, u shpreh se ata janë dakordësuar për një kandidatë të unifikuar të spektrit opozitar.

“Kemi dakordësuar që na duhet një kandidaturë e unifikuar e spektrit opozitar. Të gjitha forcat politike kanë një konsensus për të dalë me një emër që mund të përballen me kandidaten që simbolizon covidin dhe vdekjen. Për teknikalitet, kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakordua për profilin që duhet të ketë”, tha ai.

I pyetur nëse do të bojkotojnë zgjedhjet në Tiranë, nëse Presidenti Begaj i dekreton, Këlliçi tha se kjo i takon forumeve të PD-së për ta vendosur.  

"I takon forumeve të larta të PD të diskutojë. Kemi deklaruar tashmë që nuk bojkotojmë zgjedhjet por kjo mbetet për tu parë. Brenda dy ditësh besoj se do të kemi një mbyllje të takimeve formale," tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll