Politike

Marrëveshja e MIE me UPT, Rama: Pa mbaruar ende studimet, studentët të përfshihen në praktika pune

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se duhen sa më shumë programe të posaçme për studentët.

1 Tetor 2025, 10:30 Nga I.A
Marrëveshja e MIE me UPT, Rama: Pa mbaruar ende studimet, studentët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se marrëveshja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës me Universitetin Politeknik të Tiranës i hap rrugën shumë studentëve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se duhen sa më shumë programe të posaçme për studentët. Ndërkohë që shtoi se ende pa mbaruar studimet, studentët duhet që të përfshihen në praktika pune. 

"Procesi i ndërveprimit me Universitetin sipas fushave ka njohur zhvillime të vazhdueshme dhe eksperienca na ka mësuar që në këto bashkëpunimi me fakultete të ndryshme, ka shumë për të mësuar por ka gjithmonë më shumë për të bërë. Programi i sotëm është shprehje e këtij fakti, por përtej këtij programi që do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh, duam të shkojmë edhe më tutje dhe të artikulojmë edhe më shumë programe të posaçme të kësaj natyre. Pa mbarur ende studimet, të përfshihen në praktika pune.

Trupa drejtuese e universiteteve duhet të shtyjnë përpara më shumë që të rifitohet koha e humbur. Po bëjmë përpjekje për të sjellë akademikë të rinj nga jashtë, duam të mbështesim edhe më shumë universitetet në përpjekje për t’u hapur ndaj botës dhe krijimin e mundësisë së studentët të marrin këtu atë që mund të merrnin në universitetet e jashtme. Pakti për universitetin funksionon edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe ky universitet po fuqizohet me dy struktura të reja që garantojë kushte optimale për studentët, më vjen shumë mirë për këtë. Ne nuk do të mjaftohemi me kaq sepse është po kaq e domosdoshme që të mbështesim Universitetin për t’u fuqizuar me laboratorët e nevojshëm në mënyrë që ndryshimi epokal që po ndodh kudo në botë ta përfshijë fuqimisht edhe universitetin", tha Rama.

 

 

edi rama

Sondazh

Poll