Politike

Mbyllet qeveria federale amerikane, Ambasada: Preken dhe takimet për pasaporta e viza në Tiranë

Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria e Ambasadës në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht.

1 Tetor 2025, 09:35 Nga I.A
Mbyllet qeveria federale amerikane, Ambasada: Preken dhe takimet për
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar për mbylljen e qeverisë federale amerikane në SHBA. Mbyllja e qeverisë prek edhe ambasadat në vendet e tjera përfshi dhe në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria e Ambasadës në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht. Po ashtu bëhet me dije se shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë sipas mundësive. 

Postimi i Ambasadës amerikane:

Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht - me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë - derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.

Qeveria federale amerikane ka hyrë në një “shutdown” pas mesnate më 1 tetor 2025, pasi Kongresi nuk arriti të miratojë buxhetin e ri apo një masë të përkohshme financimi për vitin fiskal 2026. Mosmarrëveshjet mes republikanëve dhe demokratëve, sidomos mbi çështjet e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, bllokuan votimin. Si pasojë, një pjesë e institucioneve federale kanë pezulluar aktivitetin, ndërsa vetëm shërbimet jetike si ushtria, policia kufitare dhe shërbimet emergjente vazhdojnë punën. Shutdown-i do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje e re buxhetore në Kongres.

ambasada amerikane

Sondazh

Poll