Politike

Jep dorëheqjen shefja e kabinetit të Ramës, ja kush e zëvendëson Vali Bizhgën

Vali Bizhga ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ramës që nga koha kur ky i fundit drejtonte Bashkinë Tiranë.

30 Shtator 2025, 17:26 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen shefja e kabinetit të Ramës, ja kush e
Vali bizhga, Vilma Premti, Edi Rama

TIRANË- Shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Vali Bizhga ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ramës që nga koha kur ky i fundit drejtonte Bashkinë Tiranë.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e dorëheqjes së Bizhgës, por dyshohet se vjen për shkak të problemeve shëndetësore. Edhe pse ka bashkëpunuar për shumë vite me Ramën, Bizhga ka mbajtur një profil të ulët.

Ndërkohë që Rama mesa duket e ka zgjedhur dhe zëvendësuesen e saj. Mediat raportojnë se Rama ka vendosur që si shefe kabineti të vendosë Vilma Premtin.

Premti deri pak kohë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares se Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Premti pritet që të zyrtarizohet në këtë detyrë në ditët në vijim./Dosja.al

edi rama vali bizhga vilma premti

Sondazh

Poll