Aktualitet

Hyri me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndiqet penalisht 27-vjeçari në Vlorë

Kallëzimin ndaj tij është bërë nga punonjësja 55-vjeçare e Policisë Bashkiake Vlorë, me arsyen se është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta.

30 Shtator 2025, 14:04 Nga E.d
Hyri me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndiqet
Foto ilustruse

VLORË – Policia e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj 27-vjeçarit, i cili hyri ditën e djeshme me forcë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës.  27-vjeçari banues në Vlorë, u procedua penalisht për për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Kallëzimin ndaj tij është bërë nga punonjësja 55-vjeçare e Policisë Bashkiake Vlorë, me arsyen se është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas më datë 29.09.2025, ora 11:30, është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta”, njoftoi sot policia.

vlorë 27-vjeçari policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2025, 10:15 Elsa Demo

Një engjëll për Lubonjën

Fatos Lubonja “Fatosi është instruktori im i minierës”, thotë me gjysmë buzëqeshje Eqeremi, ish-i burgosur politi...