Aktualitet

Goditi me grusht drejtorin e institucionit të Ujësjellës-Kanalizimeve, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë

Shkak i zënkës dyshohet se ka qenë ndërprerja e kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime.

30 Shtator 2025, 14:01 Nga E.d
Goditi me grusht drejtorin e institucionit të
Foto ilustruse

KAVAJË- Një 48-vjeçar i cili goditi me grusht drejtorin e institcionit të Ujësjellës-Kanalizime, është arrestuar sot nga policia e Kavajës. Shkak i zënkës dyshohet se ka qenë ndërprerja e kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime të Kavajës. Gjithashtu 48-vjeçarin e ka kërcënuar, drejtorin e institucionit përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”, njoftoi sot policia.

kavajë ujësjellës-kanalizime 48-vjeçari

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2025, 10:15 Elsa Demo

Një engjëll për Lubonjën

Fatos Lubonja “Fatosi është instruktori im i minierës”, thotë me gjysmë buzëqeshje Eqeremi, ish-i burgosur politi...