Politike

Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, Tabaku: Është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit

Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se ky komision është në shkelje të rregullores së Kuvendit, pasi ka një Komision përgjegjës për raportimin e institucioneve. 

29 Shtator 2025, 13:29 Nga I.A
Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, Tabaku:
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues. Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se ky komision është në shkelje të rregullores së Kuvendit, pasi ka një Komision përgjegjës për raportimin e institucioneve. 

"Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE. Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve. Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e Komisioneve Parlamentare. Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një Komision përgjegjës, ashtu si e thotë rregullorja në nen 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës, mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësi së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të njëjtën rëndësi”, tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 13:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në këtë seanca pritet që të miratohet procesverbali i se...