Sport

VIDEO / Interi mund Cagliarin dhe rikuperon në renditje!

Me këtë triumf, Interi zë vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Cagliari renditet në pozitën e dhjetë me 7.

28 Shtator 2025, 00:26 Nga DOSJA
VIDEO / Interi mund Cagliarin dhe rikuperon në renditje!

ITALI - Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A. Zikaltrit zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 0-2. Pas vetëm nëntë minutave lojë, Lautaro Martinez shënoi me kokë nga afërsia, duke i dhënë epërsi mysafirëve.

Interi dominoi në përgjithësi dhe kishte disa raste shënimi, si me Hakan Calhanoglun që goditi shtyllën. Cagliari ndërkohë ishte më i vakët gjatë gjithë lojës, ku rasti më i mirë ishte goditja e Folorunsho, por larg finalizimit.

Fitoren e Interit e vulosi talenti Pio Esposito pas asistimit të Federico DiMarcos (82’). Me këtë triumf, Interi zë vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Cagliari renditet në pozitën e dhjetë me 7.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll