Sport

Bylisi mund Partizanin dhe e dërgon në zonën e ftohtë!

Ekipi mallakastriot ka mposhtur skuadrën kryeqytetase me rezultatin 3-1 me përmbysje në ndeshjen e mbajtur në “Adush Mucca”.

27 Shtator 2025, 18:38 Nga DOSJA
Bylisi mund Partizanin dhe e dërgon në zonën e ftohtë!

BALLSH - Partizani ka pësuar një humbje të “hidhur” ndaj Bylisit ditën e sotme. Ekipi mallakastriot ka mposhtur skuadrën kryeqytetase me rezultatin 3-1 me përmbysje në ndeshjen e mbajtur në “Adush Mucca”.

“Demat e Kuq” e nisën mirë duke shënuar të parët me Isgandarli. Më pas Bylisi përmbysi rezultatin me anë të dy golave të Malomos dhe Mouctar në fund. Partizani ka zbritur aktualisht ndërsa Bylisi në vendin e 6-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll