Sport

VIDEO / Nuk ka dritë në fund të tunelit, United regjistron tjetër humbje!

Fitorja me Çelsin në javën e kaluar la të mendohej se problemet e Mançester Junajtid ishin drejt zgjidhjes.

27 Shtator 2025, 19:02 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka dritë në fund të tunelit, United regjistron

ANGLI - Fitorja me Çelsin në javën e kaluar la të mendohej se problemet e Mançester Junajtid ishin drejt zgjidhjes. Por që në ndeshjen e radhës, skuadra e Ruben Amorim, ka treguar se në fakt problemet e “djajve të kuq” për momentin nuk kanë një zgjidhje.

Ata janë mposhtur në transfertë, duke u ndalur nga ekipi i Brentfordit këtë radhë, i cili i ka kapërcyer në renditje duke e lënë Mançester Junajtid përsëri jashtë 10-shes së parë në renditje dhe shumë larg pretendimeve për zonën e Europës që në këtë pikë të kampionatit.

Dy gola të Tiago në 20 minutat e parë të ndeshjes ia vështirësuan shumë punën Junajtid, që ia doli të kthehej në lojë me Seshkon në minutën e 26-të. Më pas, skuadra e Amorim shtoi sulmet dhe kishte mundësinë e artë që të barazonte shifrat me penalltinë e kapitenit Bruno Fernandes. Por gjuajtja e tij u prit nga Kelleher, duke dëshpëruar “djajtë e kuq” të cilët e kërkuan golin deri në fund.

Megjithatë, goli do të vinte në anën tjetër me Jensen, i cili në shtesën e ndeshjes vulosi fitoren 3-1 të Brentfordit dhe ka lëkundur seriozisht pankinën e Ruben Amorim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll