Sport

VIDEO / Juventusi dhe Atalanta ndajnë pikët, paqe mes Zhegrovës dhe Gjimshitit!

Juventus mbete në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Napoli që luan nesër kundër Milanit. Në anën tjetër, Atalanta shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë.

28 Shtator 2025, 00:24 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi dhe Atalanta ndajnë pikët, paqe mes Zhegrovës

ITALI - Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A. Sulemana kaloi Atalantën në epërsi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nga Tudor dhanë frytet e saja, pasi Cabal arriti të barazonte rezultatin në minutën e 78-të.

Me futjen e Edon Zhegrovës në minutën e 64-të, pothuajse të gjitha aksionet e Juventusit u zhvendosën në krahun e djathtë, me Edon Zhegrovën që arriti të kërcënonte disa herë portën e mysafirëve, por pa sukses.

Kësisoj, Juventus mbete në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Napoli që luan nesër kundër Milanit. Në anën tjetër, Atalanta shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll