Sport

VIDEO / Dinamo fiton dhe zhyt në krizë të thellë Tiranën!

Blutë kryeqytetas fitojnë derbin “e vogël” dhe lë në fund bardheblutë!

27 Shtator 2025, 18:30 Nga DOSJA
VIDEO / Dinamo fiton dhe zhyt në krizë të thellë

TIRANE - Tirana është mposhtur në shtëpi nga Dinamo në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-2.


Golat për Dinamon u shënuan nga Goudiaby dhe Vila. Ndërkohë që golin e vetëm për “bardheblutë”, e shënoi Patsatsia, por që në fund rezultoi vetëm statistikor.


Kështu, Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 5 ndeshjesh të luajtura. Ndërkohë që Dinamo shkon në vendin e dytë me 7 pikë.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll