Aktualitet

DETAJE nga vrasja e biznesmenit italian/ Eqerem Braçe me djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, merren 4 herë në pyetje

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Eqerem Braçe bashkë me dy djemtë janë marrë gjithsej 4 herë në pyetje.

27 Shtator 2025, 15:51 Nga I.A
DETAJE nga vrasja e biznesmenit italian/ Eqerem Braçe me djemtë
Pamje

GJIROKASTËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës. Mësohet se në pyetje deri më tani janë marrë Eqerem Braçe bashkë me dy djemtë e tij Daniel dhe Gazmend Braçe. 

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Eqerem Braçe bashkë me dy djemtë janë marrë gjithsej 4 herë në pyetje. Në fillim ata kanë dhënë dëshminë e tyre për Oficerët e Policisë Gjyqësore më pas për Prokurorinë e Gjirokastrës, për Specialistët e Krimeve të Rënda si dhe në fund janë marrë prap në pyetje nga OPGJ-ja. 

Ata janë marrë kaq shumë herë në pyetje për shkak se të tre kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin. Fillimisht kanë deklaruar se e kanë gjetur biznesmenin të vdekur në anë të rrugës. Por kjo dëshmi bie në kontraditë me dëshminë tjetër, e cila është se e kanë gjetur biznesmenin të plagosur dhe u vdiq në duar. Por edhe kjo dëshmi nuk rezulton e saktë pasi versioni tjetër është se ka qenë së bashku për gjah dhe se dikush u kishte prerë rrugës dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

eqerem braçe gazmend braçe daniel brace

Sondazh

Poll