27 Shtator 2025, 15:00
Nga I.A
Policia
FUSHË KRUJË- Rrëmbimi i një të mituri më 1 gusht në aksin Fushë Krujë-Vorë është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se në pranga për këtë rrëmbim kanë rënë 2 persona për një konflikt me motive të dobëta i kanë hequr lirinë të djali të mitur. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtor të të arrestuarve.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve: E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.
Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur. Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
rrembim ne fushe kruje
Aktualitet
27 Shtator 2025, 13:52
E. D
viktima dhe autori
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiraj në Durrës, ngjarje...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 13:37
E. D
foto ilustruese
ITALI- Mediat italiane i kanë bërë jehonë vrasjes së biznesmenit italian në Shqipëri, Edoardo Sarch...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 13:16
E. D
Gazmend Braçe
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. M...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 12:03
E. D
pamje nga vendngjarja
TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në fshatin Salari...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 11:50
E. D
Klevis Lleshi dhe Aurel Hoxha
TIRANË- GJKKO ka vendosur masat e sigurisë për dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Klevis ...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 11:40
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një shtetas turk, organizator i një rrjeti prostitucioni në Durrës, është arrestuar nga policia....
Aktualitet
27 Shtator 2025, 11:20
E. D
Viktima Klevis Lleshi dhe Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri
TIRANË- Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët u arrestuan për vrasjen...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 11:05
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës, pasi akuzohet se fav...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 10:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi falsifikonte viza shqiptare dhe...
Aktualitet
27 Shtator 2025, 10:21
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të së...