Aktualitet

DETAJE nga vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Dyshime se Teilor Tivari dhe Valbon Beqiri ishin në një lidhje! Viktima u gjet vetëm me të brendshme poshtë tavolinës

Gjithashtu 24-vjeçari pas arrestimit një ditë pas krimit  pretendoi se vrau Valbon Beqiraj pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.

27 Shtator 2025, 13:52 Nga E. D
DETAJE nga vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Dyshime se Teilor
viktima dhe autori

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiraj në Durrës, ngjarje e ndodhur më 25 shtator. Siç u raportua, Beqiraj dyshohet se u godit 20 herë me thikë nga i riu Teilor Tivari. Gjithashtu 24-vjeçari pas arrestimit një ditë pas krimit pretendoi se vrau Valbon Beqiraj pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.

Por sipas grupit hetimor vrasja ka qenë e paramenduar, pasi hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje romantike midis tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se 51-vjeçari është goditur që te dera e apartamentit, por trupi i tij i pajetë është gjetur nën tavolinën e kuzhinës vetëm me të brendshme, ndërsa apartamenti ishte i mbuluar në gjak.

Si ndodhi ngjarja

Valbon (Marko) Beqiraj u masakrrua më 25 shtator me mbi 20 goditje thike nga një 24-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia. Krimi u zbulua pasi viktima nuk shkoi të merrte djalin e tij nga shkolla, si çdo ditë. Pas kërkimeve një i afërm e gjeti të pajetë në banesën që Beqiri e kishte në ruajtje dhe njoftoi mbrëmjen e së mërkurës policinë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24-vjeçari kishte hyrë në banesë për të blerë lëndë narkotike, por pas një konflikti për motive të dobëta, ai e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia arrestoi 24-vjeçarin Teilor Tivari dhe një tjetër person që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet e plota të këtij krimi.

Hetimet thonë se ndryshe nga pretendimi i autorit, se viktima tentoi ta përdhunonte, dyshohet se vrasja ka qenë e paramenduar. Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje intime mes tyre, që mund të ketë sjellë konfliktin fatal. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se Beqiri është goditur që te dera e apartamentit. Pas përleshjes, ai është gjetur nën tavolinën e kuzhinës vetëm me të mbathura, ndërsa apartamenti ishte i mbuluar në gjak. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash.

teilor tivari valbon beqiri

Sondazh

Poll