Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

27 Shtator 2025, 07:15 Nga E. D
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot
foto ilustruese

TIRANË- Territori Shqiptar gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijojnë mundësi për reshje shiu. Ndërsa zonat jugore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në në 28°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

moti

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2025, 21:48 Bes Kallaku

Braktisja e pleqve

Bes Kallaku Mirëmbrëma. I keni parë lajmet? Sa krime kishte sot?  E dini cili mungoi? Krimi që e bëjmë përdit&e...